Për amshim shpirti ka etje,
Zemra digjet, shkrihet n'pérmallim.
Lotët, bri buzdetit të kripur,
Kohrat e stuhishme, haptaz m'i rrëmbejn!
Endëm nën këtë qiellë të trishtuar!
Kërkoj ndër kujtime të zbehta;
Fytyrën tënde të ndriçuar,
Zërin e emrit, të parajsës sate
Dhe harroj, oh gjithnjë harroj;
Se nuk jam meteor galaksishë të errta,
Që bredhin, pa fill e pa mbarim.
Më merr malli, për gjërat e largëta?
Shpirti s'gjen kund dot' fashitje?
Kur mendoj, se nesër ndrishoj mot
Dhe s'kam fuqi, të nuhas as edhe një nektar,
Të them, as edhe një fjalë.
Vec se të tretem, të venitem nën dhe.
Oh në ëndërr amshimi më vie.
Veç e veç, me një largësi mijëra vjeçare!
Nga njëri tjetri, gjersa ndaheshim
Ndërmjet nesh, pasqyrohej ylber,
Që lidhte skajet e brigjeve tona.
Ndërmjet nesh, ndërmjetësues vetëm vaji!
Që zgjatej e stërzgjatej
Dhe unë prisja, prisja t'më vërshonte.