TE LARTËSUAR E TË POSHTËRUAR
E shtune, 19-04-2008, 11:51pm (GMT)
Tërë ato, ishin mallkime Të një bote; Sa të zgjuar, aq edhe të fjetur! Ku, askush s'qan për askënd. Hija jote, shkallë e përpjetzës alegorike Dhe me pompozitet bombastik Qesëndisin vogëlsinë e botës sate, Parëndësinë e qëllimit, vyrtitit tënd të boshatisur. E si të ngritesh? Kur shputa e tjetrit, Shkëlqen e llustruar mbi kokën tënde. Të lartësuar e të poshtëruar, Qafën nën zgjedhën e njejtë! Uzengjitë e ferrit, të madhështisë ironike.
|