Kjo anë e errët,yjesh pafundësi!
Bie fillë pas atyre bregoreve;
Flas me çdo gjë, të gjallë e të vdekur,
Kurse Unë, pér ty,
Vetëm heshtjen e tyre dégjoj!
Sikundër, Ti ndaj meje,
Neredimë.
Pllakos vajin, Kitara buzëliqenit;
Me ëndje, vreshtave t'thara u këndon.
Zemra e lënduar në ngrohtësinë e dashurisë,
Malli, Urë që lidhë shpirtrat në dehje.
Qielli m'i rëndon qepallat e mekura.
Endërra ime, zgjimi im;
Digjen bashkë dhe Unë me to.
Vetëm vdekja, shpëtim i tyre,
O përmallimi im i madhë
20.11.2003
Ferizaj-Kosové