TË LUTËM IK
E shtune, 19-04-2008, 11:53pm (GMT)
Ti o varg, që më sajohesh në mijëra shkëndi; Që më ndizesh e më përflakesh në mushkëri; Shko, ik në theqafje të mallkuara, Të lutëm, lermë në qetësi. Braktisëm, aty ku të gjeta, Se të të shkruaj nuk di. Shko në zë këngëtarësh, E në penë poetësh, Shko e nën hijen e tyre gjejë strehi. E si të t'jap krahë! Kur të mit' i kam të thuyer. Si të t'jap zë! Kur i imi është ngjirur. 03.12.2003 Tiranë, Shqipëri
|