Letërsia Shqiptare

TË LUTËM IK
E shtune, 19-04-2008, 11:53pm (GMT)

Ti o varg, që më sajohesh në mijëra shkëndi;
Që më ndizesh e më përflakesh në mushkëri;
Shko, ik në theqafje të mallkuara,
Të lutëm, lermë në qetësi.
 
Braktisëm, aty ku të gjeta,
Se të të shkruaj nuk di.
Shko në zë këngëtarësh,
E në penë poetësh,
Shko e nën hijen e tyre gjejë strehi.
 
E si të t'jap krahë!
Kur të mit' i kam të thuyer.
Si të t'jap zë!
Kur i imi është ngjirur.
 
03.12.2003
Tiranë, Shqipëri



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.