NË AEROPORTIN E DYSSELDORFIT
E shtune, 19-04-2008, 11:54pm (GMT)
Dhe po shkoni tutje Ju shtegtarë të vonshëm, Që çerdhen e lat' të shkujdesur! Shkarravitjet nëpër muret e dhomave, Kush e din çfarë deshtët të thoni? Shkrime të vjetra hieroglife, Mbetën nëpër muret e bardha. Në aeroportin e Dysseldorfit, Ju rrinit të hamendur! Ndoshta deri atëherë S'kishit parë aq shumë udhëtarë, Kur u lasin sytë! Mendimet tuaja i ndërprente Ndonjé lutje e pasagjerëve: -pak vend ju lutem- -falem nderit- Përséri qëndrim dhimbjeje. Shikonit udhëtarët që po ngurronin; Ndarjet, përshëndetjet, fjalët, vajin... Edhe ju e ndjenit mallin njëjtë, Të cilin më herët a më vonë Bashkë do t'a ndanim. Aeroplani hapi krahët, Sikur nga pikat e ftohta të shiut I mbante pak të strukur! Sikur...s'donte të fluturoj Në horizontin llapashitës! Por, jo, jo? Sytë e mi ishin të lagur.
Luizës dhe Enisit
|