Letërsia Shqiptare

NË AEROPORTIN E DYSSELDORFIT
E shtune, 19-04-2008, 11:54pm (GMT)

Dhe po shkoni tutje
Ju shtegtarë të vonshëm,
Që çerdhen e lat' të shkujdesur!
Shkarravitjet nëpër muret e dhomave,
Kush e din çfarë deshtët të thoni?
Shkrime të vjetra hieroglife,
Mbetën nëpër muret e bardha.
 
Në aeroportin e Dysseldorfit,
Ju rrinit të hamendur!
Ndoshta deri atëherë
S'kishit parë aq shumë udhëtarë,
Kur u lasin sytë!
 
Mendimet tuaja i ndërprente
Ndonjé lutje e pasagjerëve:
-pak vend ju lutem-
-falem nderit-
Përséri qëndrim dhimbjeje.
Shikonit udhëtarët që po ngurronin;
Ndarjet, përshëndetjet, fjalët, vajin...
Edhe ju e ndjenit mallin  njëjtë,
Të cilin më herët a më vonë
Bashkë do t'a ndanim.
 
Aeroplani hapi krahët,
Sikur nga pikat e ftohta të shiut
I mbante pak të strukur!
Sikur...s'donte të fluturoj
Në horizontin llapashitës!
Por, jo, jo?
Sytë e mi ishin të lagur.

Luizës dhe Enisit



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.