MBI KOSOVË PO LIND DIELLI
E shtune, 19-04-2008, 11:55pm (GMT)
Mbi Kosovë po lind dielli, Kaltësirë që nga qielli. E venitur re e zezë, Bie lirë e bukur rrezë. Hapu,hapu tokë e ngjeshur, Horizontin shi me lule veshur. Të ka rën' mbi flet' e farë, Fillëmirë e fillëmbarë. Tehu,tehu errësirë e murguar, Jakë, jakë dritë për t'na ndricuar. Dit' fatbardhe e uruar, Në kët' mot' ka mbleruar. Mbaj në krahë të bardh pëllumb, Njollë e zezë tash po i humb. Let fluturoj i lirë tek ti; Mbaj në zemër thellë në gji. Gëzohu, gëzohu o Kosovarë, Se po lind dit' e mbarë. Gëzohu motër e Shqipërisë, Se po lind' zonjë e mirësisë.
|