MOISI GOLEM-DIBRANI
E shtune, 19-04-2008, 11:55pm (GMT)
Ndal o korba, pse më ngani? Pse o korba ju më hani? Ditën plagë po më hapin, Natën leckat po më kapin. Njat'her hëna kur të zhdukët, Pesëmbëdhjetshja më s'dot duket. Pse s'lëngon, o Gjeneral? Lëshon lot' e nuk qanë! Skënderbeu po të falë, O Moisi o Gjeneral. Ju betohem u mallkofsha, Po nga varri mos u çofsha. Që me nat' po të ndrit, Shqipëria po të prit; Rrug'n e gjeme po të hapë, Rent të shkosh, rent me vrap.
|