| Letërsia Shqiptare | ||||
|
GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBEU E shtune, 19-04-2008, 11:56pm (GMT) Kur do zoti, bën mëshirë
T'mos na len' në errësirë, Kryetrim Ai dërgon Shqipërinë ta shpëton. Kur u ngris e kur u errë Natën vonë që gasterrë, Dhe mileti pret me ardhë Nga Nishi kalorësin e bardhë. S'pandehu ferman e rremë! Se Skënderin dot' e zinte gjemë. Kur po ngrisej më qielli Hëna perëndonte, lindej dielli. Lart né Krujé ndrit pishtarë; Shej u bën' trimave kordhëtarë, Skënderi kështjellën pushton Edhe turqit i dëbon. Ogllu Oman bej i mbretit, Zemërgaz e gazepit! Dhe për hir të dovletit Kërkon shpëtim dor's miletit? Në luftë kërkon mëshirë Të ikën me tynxirë, Po Hamzai sy patrembur Në Ushtë kokën shembur. Ç'gënjeu rrot' e fatit, Askerin e sulltan Muratit! Tre herë thundra rrahë në prak Që Dovleti ra në lak. Nga të shumtit i lenka gjallë, Që sulltanit t'i çojnë fjalë. Rrob'n e turkut po të xhvesh, Plis'n e bardh, tirq të zi mvesh, Shpat'n e rënd brezit ngjesh. -Është koha-tha-për t'u qesh. Kas ngritej prej dheut Kal' i bardhë i Skëndërbeut, Që në fre s'mbahet dot' Veçë Gjergjit ësht' e kot'. Që me natë po valon Gjysmëhëna po fundron, Në mëngjes e kuqe rrezë Dykrenare shkab e zezë. Skënderi siç e ka zakon; Me ngadalëz e gjykon, Në ç'do punë urdhëron, Po i pari at' zbaton. Veç pluhuri u ngrit pre dheut! Nga kal' i bardhë i Skënderbeut, Shqiponja fluturoj përtej viseve Në Lezhë bëri bashkimin e fiseve. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||