Letërsia Shqiptare

GODITJA
E shtune, 19-04-2008, 11:57pm (GMT)

Nga bregu në breg i hedhur
Dhe përsëri përtej i shkelmuar!
Si një qen' duke bredhur,
Noton, pluskon dhe fundron.
 
Hija nga shpirti e braktisur,
Endëm derë më derë,
Veç grushtit asgjë s'merr!
Noton, pluskon dhe fundron.
 
Vet grabit, ty të dënon!
Krim, ke thyer ligjin qiellor!
Krim, ke thyer ligjin njerëzor!
Noton, pluskon dhe fundron.
 
Nga bregu në breg i hedhur
Dhe përsëri përtej i shkelmuar!
Agonia, méshira e jetës!
Noton, pluskon dhe fundron.

Zemra qëndron mbi të gjitha paragjykymet,
Sado të mëdha të jen' të botës predikimet
Se ajo, nuk e din at' zemra që e ndjenë?
Bota që e ndjenë, at' që s'ndjenë.
 
Dëgjo shkoqur at' që zemra të rrëfenë,
Po e mira dhe e drejta nga ajo lind e vjenë.
Ajo ësht' mbretëria që sheshit të fletë,
Dëgjo zemrën të qëndrosh në rrugën e vërtetë.
 
Zemra ësht' në fron më e fuqishme se e drejta,
Bota s'i përulet, po i thet pranball Unë mejta.
Kur e vërteta gjen lirinë dhe mban kurorë,
Ësht' si ylli i dritës që të ndriçon prorë.
 
Fjala e vërtetë, njeriun e bëri fisnik,
Fjalë e bukur e bën të dashur dhe besnik.
Nëse në këtë qëndrim një grimë më ke kuptuar,
Ta dijsh se edhe Unë jam i gëzuar.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.