Letërsia Shqiptare

AGIM NEBIU
E shtune, 19-04-2008, 11:57pm (GMT)

Një djalë trim del nga Haraçina,
Shndrit në zemër, sikur vetëtima.
Si feniks shkon përmbi retë
Dhe sulet mbi armikun si shigjetë.
 
Dhe mbi male flaka ndez strallin,
Januz Vitinë, kush po e ngre nga varri?
N'grykë të topit, kush po shkon si shigjetë!
Vetë Agim Nebiu, trim me fletë.
 
Për mbi vetull merr një mijë fishekë!
Plumbi e mordja dot s'e vret!
Dhe armikun e kapën tmerri!
Eshtë ky drangua apo është njeri.
 
Dhe feniksi u vra e u pre,
Ai ngritet prapë përmbi dhe
dhe nuk vritet por qëndron n'elegji,
Bëhet amanet, bëhet liri.


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.