Nga istikamet e lëshon krismën trimi,
Frika në palcë, armikun e zë trishtimi
Dhe nuk dihet a është bir kushtrimi?
Apo vetë Tanusha, Mirsad Abduli.
Kala e Tetovës pyet Radushën,
Ç'jané ato krisma, që dridhin Tanushën?
Dhe vallë dot at' nuk e përkulin,
As Tanushën e Shkupit, as Mirsad Abdulin.
Nënëmadhja pyet e si pyetë,
Eshtë ai gjoks i të birit vetë,
Apo është ndonjë fortesë me gurë?
Mburojë e Haraçinës, t'shembet s'e len kurrë.
Në trupin e vrarë, jetë e re pulson,
Gjaku i tij, një epope ndriçon.
Eshtë dimër acar apo Qërshor?
Në dekada e shekuj ky do të jetoj!