(motrës sime, Idajetes)
Në mesin e asaj nate
Ndeza një qiri,
Pjesën rreth teje ta ndris
Në errësirë të mos rrish.
Saherë që të shoh;
Ndër pranga të lidhur,
Zinxhirin tek e tërhjeq
Bashkë me mua në varr.
Dhe s'kam fuqi
Të ta them?
Se ndrishket thellë,
At' vetëm zemra ime e ndien.
S'ke çfaré i bën,
Koha bën të vetën?
Kur tufani e murlani
Fryejnë më të vetën.
Të lidhur kur të shoh!
Zemra më thyhet rënd
Dhe ashtu mbetet
Rënd e thyar rënd.