Letërsia Shqiptare

KATOLIK E MUSLIMAN
E diel, 20-04-2008, 12:01am (GMT)

Katolik e Musliman,
Të gjithë një llojë jan.
Dytë njëjtin Zotë kan,
Bashkë nga një brumë jan.

Shtryni dorën e mbarë,
Të gjith' jemi Shqiptarë.
Nga njeri tjetri t' ndarë,
Mos rrini të përçarë.

Armiku kështu donë,
Të ndarë t'jemi gjithmon.
Të përçarë e të lik,
Është më leht për armik.

Vëllezër të tan' jemi,
Një nën' t'përbashkët kemi.
Atë të shejtën Shqipri,
Që nuk njeh fe e kufi.

Gjuha e kultura jan,
Për Krishter e Musliman.
Një zakon patem n'voter,
Sikur vëlla e motër.

Katolik e Musliman,
Vëllezër t'nji gjaku jan.
Feja mos të na ndajë,
I huji do t'na shajë.
 
Tokë si dikur moti,
Kur qe gjall Kastrioti.
Ishim të fort qe besa,
Dhe kishim shumë shpresa.

Shqipria tek ne kish shpres,
Që kur i dham besa bes.
E shejt dikur ish kjo fjal,
Që atdheun mbajti gjall.

Më të fort jemi bashkë,
Sikur kocka me ashtë.
Mishi nga eshtra nuk ndan,
Aq t' Krishter e Musliman.
 
Shumë dallim keta s'kan,
Katolik e Musliman.
Vetëm një viz ne mes kan,
Të hollë por nuk i ndan.

Profetët kështu thanë,
Si n' Bibël dhe Kur'anë.
T'Krishterë e Musliman,
Një Zotë të vetëm kan.

Zoti k'shtu s'la porosi,
T'ndar njeriu me njeri.
Profetët predikuan,
Përçarjen se lavdruan.

Atëherë mblidhni mend,
Pleqrone mirë n' kuvend.
Fjala fjalën nuk e mund,
Me t' shara s'arrin askund.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.