Në vetminë e natës, zemra kërkon fjalë?
Vijnë e bien lotët nga pena n'qëpallë.
Nëpër qiell të plagosur, jehon një kushtrim,
Dhembja i lidh brigjet atdhe e mërgim.
Posi vargmale n'djepin e Kumanovës,
Vijnë ushtarët, bijtë e zgjedhur të Kosovës,
Pastaj nga Presheva e prej Shqipërisë,
Mblidhen trimat nga tokat e Dardanisë.
Në kulm té dhunës, vjen nga mërgimi;
Për frikë e lot' s'do të dijë trimi!
Dhe kudo që kris tirani
Aty, kështjellë bëhet Arben Bajrami.
Nëpër luftime nuk i tremben sy e as qëpallë!
Sllupçan, Hotél e Matëç, armikun në ballë.
Nga Manastiri n'rethim të Haraçinës,
Vjen Mërgimtari, shkëndijë e vetëtimës.
N'tradhëti të Gazi Babës bie Mërgimtari!
Gjakun s'po e lan as uji i Vardarit.
Un' nuk rash po u ngrita n'kala me gurë,
Skuqa me gjak lirie, ngjyrën në flamurë!