(Gashi Aliut)*
Fjalët flakë i bëra, i bëra ngjyrë n'flamurë.
Ky kushtrim ndër male, thërret për ty, o burrë!
Gjoksin shkabë, heu ngritu e bëhu gurë,
Ngritu në kala, atje bëhu murë.
Plagët e tia, heu, rrjedhin gjak trimërie,
Bëhen udhë, bëhen shteg lirie.
Armët e tij, lidhin fort Shqipërinë,
I nisin djemtë malit, i nisin për lirinë.
Zemra ime gjorë, sot u ndal ndër male,
Po jo dhe ëndrra, ëndrra çlirimtare.
Atje poshtë tek ju, tek zemra djaloshare,
Do të ringjallet amaneti, lufta kombëtare.
*Emri dhe trimëria e Gashi Aliut do të jetojë përgjithmonë gjersa
të shëndrit dielli mbi Shqiptari, ai do të kujtohet për mospërkuljen
ndaj qeverisë shoviniste të ish-Jugosllavisë dhe të pushtetit kriminel
sllavo-maqedonas në IRJM, jeta e tij do të kalojë nëpër burgje por
Ai rrugën e nisur nuk e lente në gjysë por e vazhdoi deri në vdekje.
Armët e tia i hapnin rrugët drejt lirisë dhe luftërave që do të pasojnë
në;Kosovë, Preshevë dhe IRJM.
Gashi Ali, punoi pa ndërprerë për ditët që do të vinë por nuk arrit ta
përjetëojë asnjërën nga luftërat në trojet Shqiptare ngase trupi i tij ishte
kalbur nga dhuna çnjerëzore, që kishte ushtruar policia sllave mbi të, dhe
nderroi jetë, për të mbetur i pavdekshëm dhe për të mbetur shëmbull për
gjeneratat që do të vinë.