| Letërsia Shqiptare | ||||
|
PALLA E SKËNDERBEUT E diel, 20-04-2008, 12:04am (GMT) Vëllezër Shqipëtarë:
Tani po vjen një ditë, Të jemi ngadhnjimtarë, Që po lind një dritë. Ndër kombe jemi të parë. Të kaluarën t'mos e harrojmë, Po me të, të jemi krenarë Nga thellësit ta vegojmë. S'jemi evgjit as barbarë, As kaurrë as tartarë, As sërb as grekër as bullgarë, Po thjesht jemi Shqipëtarë. At'që s'kan bër' të parë, Nga ajo t'jemi të murguar, Po t'i vemi punës së mbarë T'mos rrimë të robëruar. Ashtu nderojmë atdheun Të lulzonjë e të ndritohet, Ashtu si me Skënderbeun Me bijt të lavdohet. Të kemi shikimin në fqinë Vesn' e mirë t'i marrim, Ta lartësojmë Shqipërinë Fitilit tonë t'mos i vemi zjarrin. Mëkat ësht' ta harrojmë! Me shekuj q'ësht' gatuar, Kulturën ta shtrembërojmë, Nga të tjerat për t'anuar. Këtu jemi lindur, Trashigim na i lan' t'parët, S'duhet fort bindur, Flasin themelet për Shqipëtarët. Mos u bëftë kurrë, Ta harrojmë mëmëdheun, T'na përligj një kaurrë! Si mbahet palla ta mësoj Skënderbeun. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||