Qenka shuar ajo këmbanë,
Tingujt nuk po iu ndëgjokan në ato anë!
I bie ndër vete të mos shuhet,
Për të gjallëruar nesër duhet.
E laj me vajë e me lotë,
Mos vall dot' shuhet për motë!
Këmbanën e mbaj pranë vetes,
S'ndahem, aq sa prej vdekjes.
Me vete e bart kudo që shkoj,
Shpirtin e lidhur me të jetoj.
E mbaj brenda të mbuluar me kashtë,
S'pandeh t'a qes jashtë.
Pihem, dehem bashkë me të,
E kam Mëmë e Atë.
Tingujt këmbana që nxirrte,
O Zot, më dukej se po virrte!
Si jehonte kahmot e kisha dëgjuar,
Po veshët e të tjerëve ishin shurdhuar!
Mos pandeh se tingulli i saj,
Është lëngim, psherëtim a vaj.
Por, kur dot' bien këmbanat,
Të gëzuara të jenë edhe zanat.
Shqiptar, në sterrë pse vall rron?
Dëgjo këmbanën si jehon.
Hingëlloi e u ngrit prej dheut,
Heu, kalë i bardhë i Skënderbeut.
Të përulem o kryezot,
t'a ndal vajin s'mundem dot.
U ngjall fryma e Martinit,
Oshetinë brigjet e Drinit!
Oj këmbanë ushto e buqit,
Mallin nga gjoksi qit.
Në at' arrë rënd ushtoi,
Këmbana e Shkodrës gjëmoi.
Shqiptarët nuk e kishin harruar,
Pesëqind vjet që ishin robëruar.