Pranë vatrës në të shuarin zjarr,
I përmbysur si në varr!
Larg nga bijtë me të kthirë,
Gjer' n'mëngjes me të gdhirë.
Andej nga lindja një ogurzi,
Lajm i kobshëm e i zi!
Jo, jo s'po e mposhtka dot
As vdekja që vjen si sot.
Pret dhe pret me ardhë,
Një ditë, një dritë më të bardhë.
Po mileti kët' se din!
Andaj pyet i qetë s'rrin.
Rruga e gjatë, kthimin e ka të vonë.
Populli kur pret, në të diçka rronë.
Dhe pret, pret dhe pret,
Një ditë, një muaj një vjet.
Një ditë, një drit e pret.