(kushtuar fshatit Haraçinë)
Kush Qërshorit i thotë ndal?
Kush Haraçin s'don me fal?
Një kështjell në Maqedoni,
Ballë për ballë me shtatë krajli!
N'mes të zjarrit e barotit,
Shkrihet n'gjoks gjylja e topit!
Ikën dita e vjen nata,
Ushtrinë sllave e zen mandata.
Jehon kushtrimi në stuhi,
Haraçina është vetëm nji.
N'mes krismash ky zë s'pushon,
Të gjallë trimat s'i dorëzon.
Nëpër shekuj jam vetëtimë,
Ma thonë emrin Haraçinë!
Batalion i vdekjes* që s' di me u tretë,
Në Iliridë jam Drenica vetë.
Tre ditë,sikur dhjetë vjet,
Armiku trupin ma godet!
S' vritet dot legjenda ime,
Jam Haraçina zemër trime.
*Fshati Haraçinë quhej me emrin luftarak "batalion i vdekjes".
Këtë emër e kishte marrë për arsye se synim parësor i formacionit
ushtarak të UÇK-së ishte që të hynte në Haraçinë dhe të mos tërhiqej
prej këtu pa zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në IRJM.