Letërsia Shqiptare

FADIL NIMANI - TIGRI
E diel, 20-04-2008, 12:09am (GMT)

Kush po ia çon flakën Ballkanit?
Kush po ia zbraps ushtrinë tiranit?
Yll' i rrallë Fadil Nimani,
Në ballë të luftës zemër Luani!*
 
Dhe ndër më të parët çlirimtarë,
Tigri ësht kur ngritet zjarrë.
Me tre pérkrenaret ngjeshur n ballë,
Të dorëzohet s'di sa është i gjallë.
 
Penë e pushkë i kthen sllavit,
Shpirt Shkëlzeni** me zemër luftëtari
Dhe armikut i kallet data,
Kur po u shkon tankeve flaka.
 
Nga Kosova përsëri në beteja,
Me forcat serbe, n'luftime të reja.
Nga Presheva n'kala të Tetovës,
Çlirimtarë në zemrën e Kumanovës.
 
Lamtumirë Gërgocit të Gjakovës,
I thotë trimi i lirisë së Likovés.
N'Vaksincë i falet legjendarit,
Ia fal amanetin Ismet Jasharit.

*Luani- poeti kétu Fadil Nimanin e krahéson me déshmorin
Luan Haradinaj.
**Shpirt Shkëlzeni - këtu poeti e krahason trimërin e
Fadil Nimanit me Artin dhe frymën e luftës që e posedonte
Gjeneralmajori Shkëlzen Haradinaj, i cili ra
Heroikisht në fushn e nderit në betejën ndërmjet
Forcave çetnike-serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë luftës së vitit 1997-1999. që u zhvillua në Kosovë.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.