Tash e sa vjet po i kaloj malet,
Zemra për liri kurrë s'më ndalet.
Dalë e ju pres, ju pres në kufi
Zemra ime vlla, këtu të pret ti.
Atje n' male po të pret Luani,
Kalun vite s'të ka pa Gllogjani.
Dikur ike vëlla, shkove vetë,
Tani po kthehesh me njëqind vetë!
Kush po ju hedhë përtej kufirit?
E vet bie nën hijen e blirit!
Aty ku kam rënë mos me lerë,
N'dorë t' shkaut trupi t'mos më bjerë.
Në kufirin Shqiptaro-Shqiptarë,
Ku Kosovë-Shqipri ishte ndarë!
Ramushi mbi supe po bart vëllan,
Gjallë e vdekur si një me u kan!
Deshmorë në kufi, ku kam rënë
Amanetin vëlla mos me lënë
Si një dhemballë shkulë at' kufi
T'mos ndaj kurrë Kosovë-Shqipëri.
Bruksel,17.04.2008