(Adem Hasanit)*
Po digjet pishtar
Apo zemra n'kraharor?
Jam gjaku çlirimtar,
Kreshnik Arbëror.
Zoti m'fali mua,
Më fali për këtë ditë.
Gjaku m'rrodhi si krua,
Për liri e dritë.
Mos thoni kurrë,
Se mua më vranë!
Un' vij në pranverë,
Kur maji mbi lule qanë.
Unë do të vi,
Kur t'niset liria,
Kur kjo tokë të bëhet nji,
Kur të bëhet Shqipëri.
Po digjet pishtar
Apo Zemra n'kraharor?
Jam gjaku çlirimtar,
Kreshnik Arbëror.
*Adem Hasani ishte një ndër pjestarët e njesitit special "TELI"
të komandantit tonë Legjendar Lefter Bicaj-Teli. Ky njsit ishte
kala dhe qendrueshmëri e fuqishme e UÇK-së né IRJM. Në frontet;
Vaksincë, Sllupçan, Orizare, Lipkovë, Otël, Mateç, Vishtic, Nikushtak,
Orllanc dhe Haraçinë. Por fatkëqësisht i gjithë njësiti i përbërë
prej gjashtë luftëtarëve;Lefter Bicaj-Teli, Ndriçim Koxha, Pajtim Roci-Rebeli,
Arben Bajrami, Abaz Baqiri dhe Adem Hasani me 07.Gusht.2001 u likuidua
me tredhëti në legjën e Gazi Babës në Shukup.
Adem Hasani i shpëtoi këty masakri por meqë ishte dëshmi e gjallë e
këtij rasti u përndjek nga policia kriminele sllavo-maqedonase dhe u
ekzekutua.