Plotë shtatë ditë e plot shtatë netë,
N' Lugë të Baranit pushka po kërsetë!
Trimë Shkëlzeni nuk po luftojka vetë?
I kish të shumët besa shokët e vetë.
Natë e zezë e mbuluar nga retë!
Pas betejave ushtarët pushojn qetë,
Ndegjojn këngën, Shkëlzeni kur ia thetë:
Lirinë Kosovës po ia thërretë.
Tridhjetë ditë e plot tridhjetë netë,
Shkëlzeni pushkën nuk po e lenë vetë!
Nga shtati rrobë e kpucë s' po i hekë,
Por pa e sjellë lirinë e vërtetë.
Nga Dushkaja një zë po na i thërretë
Me iu shku në ndihmë shokëve t'vetë
Hasimin, plumbi i shkaut po e vretë!
Kush ësht' trimë, trupin me ia terhjekë?
Shkëlzeni e Fatmiri me shok't e vetë,
Edhe keta prit' e shkaut po i pretë!
Fortë po nxihen besa të zezat retë!
Deshmorë në Dushkajë bien tre vetë.
Natë e zezë e mbuluar nga retë!
Dukagjini e Gllogjani pushojn qetë,
Ndegjojn këngën, Shkëlzeni kur ia thetë:
Lirinë Kosovës kur ia thërretë.