Nënë t' madhe dikur që pat' Dukagjini,
Kurrë k'si zonje s'kishte parë as Drini!
Trimat e trimreshat që i kishte n' votër,
Her' e thërrisnin nënë e herë motër.
Nënë e madhja shpeshë dilte tek bliri
I priste djemtë kur vinin nga kufiri,
-Djemt e mi- u thonte trimave t' lirisë
E vet ishte nënë e gjith' Shqiptarisë
Nënë, përmbi qiej e ke atë zemër
Azë Brahimaj të thirren me emër!
Emri ytë është vetë shejtësia
Se ty o nënë ishe vetë liria.
Nënë madhja e Jabllanicës pret Norën,
Përcjellë vet' Xhevë Lladrovcin, dëshmorën.
Bukë e krip kishte për trimat në sofër,
Nëna përcjellte e priste aty n' votër.
Nëna, Kosovës i përkundi lirin n'djep,
Lokëmadhja e Dushkajës armikun pret!
Me dy bomba n' dorë në oborrin e vet!
Me nënën e saj që kishte njëqindë vjet!