Po vjen, po lind drita
Fat i bardhë që e prita!
Në parajsën e bebëzave tua,
Lind një shpresë për mua.
Ngrita një kala me gurë,
Doja zemrën t'a bëj murë!
Po qielli u vrë e buçiti,
Fortesën, copë e grimë thërmiti!
Kur zemra mbeti pa shtyllë,
Nga gjithësia u shkëput një yllë!
Safir që pash në tut sy,
Nga parajsa Vener erdhe Ty!
Zemra më s'donte të din,
Andaj shkruan e qet' s'rrin!
Kur ti i more ëndrrat si lumi,
Ndaj dhe natën s'më merr gjumi!
Bukuria jote o zonjë pëllumbeshë
Të jetoj mua më jep shpresë,
Gjithë at' kala me një shikim e rrënove
Si trimëreshë pranë u tregove!