O ç'qetësi!
Ku mund të gjeshë
Prehrjen e shpirtit
Në këtë nat' në këtë fshehtësi.
Pushon gjallëria
Po si bie nata,
Pushojnë valët e detit
Po si fëmiria.
Lumi ngadal shtratit i bjenë,
Murmuret si vashë e qetë
E din edhe ai
Se gjallesat flenë.
Kërcelli klith lehtë,
At të bukur zë që jepë
Ëndrrën gjallesave ua shtonë,
Harmoni e natës së qetë.
Era s'fryen më
Edhe gjethet flenë
Edhe mjegullat pushojnë,
Natën vonë më.
Qetësi e përmortshme
E zhurmës e klithjes,
Në horizontin e gjerë
Vetëm llambat jan' të ndritshme.
Në flladitjet e erës
Rri në kopsht
I shtrirë në barin
E gjelbëruar të verës.
Dhe pandehë
Hapat e tu të lehtë,
Toruan që e lenë
Natyra e ndjenë.