Letërsia Shqiptare

SAFIR I MBRAMJES
E shtune, 26-04-2008, 02:34pm (GMT)

Sykaltër i hapur qielli,
Si det' nga rreze dielli.
Mjegullat faqebardhur
Përreth kurorëlidhur.

Fryn një fllad ndijimi
Për mjegullat lundrimi,
Davariten kah perëndimi,
Llamburiten nga ndriçimi.

Malet me maje kurora
Të zbukuruara nga bora,
Rreth qafe të lidhur fort
Që kur dhe tani të pa mort.

Pllakarti i mbëshjellur
Prej mjegullave të majme dendur,
S'mund të jap të fundmin ndriçim
Ngajher cirusve vetëm vagëllim.

Muzgu si shpresa vjen
Si valë e furishme bjen,
Përplast në shkëmb të etur,
Qielli çahet në perëndim qiri i ndezur.

Lajmëtarja e natës në lindje delë,
Pesëmbëdhjetshe krahëpërvjelë
Si lot' i pastërt dritmargaritart,
Mrekulli shndrit prej lart.

Horizontin mbulon qetësia,
Thua se u zhduk gjallëria!
Vaj i përmortshëm asgjë s'lëvizë
Bota kështu ish në filizë.

Nata e qet' s'ka udhëtar
As të përvajshëm shtegtar,
Të gjith' dremisin ndokund
Dhe ai s'fle, s'ka fund.

Ah, Lumi rrjedh i palodhur,
Çyçlon s'rrin i irur!
Nëpër male, përrena e lugina
Sa i bukur në të shtrirat lendina.

Nata së dremit së prenë
Era të qet' se lenë!
Gjethnajet e verës fërshëllenë,
Qetësia bunacse përsëri kthenë.

Një qime e tëndës kokë
Një rreze e diellit,
Të amshueshme tokë
Si yjet e qiellit.

Sytë safir përdhe i mbanë
Kur ngajher i hedhë xhanë,
Bukurinë natyrës ia përndanë
Se aq të fuqishme janë.

Më vjen në gjy të ronitem
Në përkëdheljet e tua të humbitem,
Si valë të qetohem
Në buzët e tua të amshohem.

Në puthjet e tua si i vdekur
Si zjarri duke u tretur
Si shiu kur bjen ngadalë
Ç'do kujtim shuhet si valë.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.