Seç mu sul një yll nga qielli
Seç mu duk se ra dielli!
Fashë-fashë ndezej flakë
Po u shua pak nga pakë.
Tek pushoja un' në pyll
Tek më ndriti mua aj yll,
Thash fat' i jetës sime
Po u shua pa pipëtime.
Dhe e di pse zogjët kënduan
Dhe e di pse me mua qëndruan;
Të më zgjojnë mua nga gjumi
Se më kish marrë ëndrra posi lumi.