Qielli i qëruar
Po si lot' i pastër,
Me yje zbukuruar
Flakë të artër.
Ku re o meteore?
Me bukuri të ndritur,
Yll' e qiellit këmbore
Nga gjithësia e shqitur.
Thellë zjarr mbolle
Në gjithësin e paanë,
Mahnin që u solle
Yjet u përndanë!
Dhe qielli i venitur
Në t'paanën gjithësi,
Po dhe drita e humbur
Në t'paskajshmën fshehtësi.