Letërsia Shqiptare

KËMBORE E GJITHËSISË
E shtune, 26-04-2008, 02:37pm (GMT)

Qielli i qëruar
Po si lot' i pastër,
Me yje zbukuruar
Flakë të artër.

Ku re o meteore?
Me bukuri të ndritur,
Yll' e qiellit këmbore
Nga gjithësia e shqitur.

Thellë zjarr mbolle
Në gjithësin e paanë,
Mahnin që u solle
Yjet u përndanë!

Dhe qielli i venitur
Në t'paanën gjithësi,
Po dhe drita e humbur
Në t'paskajshmën fshehtësi.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.