S'e di a vaj a gëzim
Kur qëndroj në mejtim?
Seç më vjen një ngazëllim
Kur tek ti gjej qetim.
Pse s'vjen oj mbretëreshë
Mos u vono me stolit e tua,
Në folenë tënde o pollumbeshë
Ç'do vonesë, brengë më bie mua.
Po dhe yjet frikë të kanë
Të stolisin të vinë pranë,
Nga parajsa mos vall vjen?
Kët' mahni që ma bjen.
Mos më thuaj që bukuria vdes
Në faqet e tua të mos mbes,
O llahtari o rini stepur qëndro
Mos u mplak mos u dorëzo.