Pran teje kalova
Për së funtmi herë,
Me hirin tënd u mbulova
U arratisa u humbova!
Enda e bredha me kot!
Nga lutjet e shumta
Të qëndisura me lot
U ndava që sot.
Këng' e mbramë dhe e fundit
Për një zemër të hekurt!
Këng e vajit dhe e mundit
Shpon zemrën zjarr i plumbit!
Ndaj teje u murgova
Më erdh të pështinja!
Zemrës të vërtetën ia mësova
E grisa e çjerra e copëtova!
Me yllin e fatit ndriçova
Rrugën drejt një pafundësie!
Shpirtin e batërdisur e harrnova
Me iluzione e ngurtësova.
Nesër një shteg dot' e marrë
Rrymën e detit e kam prijës!
Nga parajsa, nga skëterra i ndarë
Një jet' të kurdisur që më parë.
Mijra fjalë, asnjë nuk ta thashë!
Shumë puthje, asnjë nuk ta dhashë!
Ndoshta dot' qeshesh ndoshta dot' qashë?
Një gjë e di se të qet' të lashë.
Ndokush po të më thoshë;
Në jetë ç'ish më vështirë?
Fjala që është bosh!
E mekur, lëmishkur në një qosh.
Këty alemi kokëtrashë,
S'iu mësoka e vërteta dot!
Fatin në dorë ia lashë,
Shkoqur sekretin ia thashë.
Një zjarr në mes errësirës
Qëndron në furtunë e s'trembet!
Ësht' në dritën e së mirës,
S'ka frikën e mynxirës.
Do e ndjek yllin e jetës sime
Një vazhdë të drejtë dhe të mbarë,
Do rrish pandarë në mejtime,
Pushimi shekullor të pret për qetime!
Edhe qielli e ka kuptuar
Se vrerësia e ka mbuluar!
Dielli mundohet për të shkrepatuar,
Një dit' vegime ka për të rrezatuar.
Shpirtrat dot' flasin,
Pas së vërtetës dot' ngasin!
Errësira e trembur dot' venitet,
Në faqet e dheut dot' humbitet.
Kur duart lëshuan shpatën,
Koha ia dha peshën e rëndë!
Vetëtimë u shkrep natën,
Flak ndezej për fushatën!
Më lëshoi fuqia, po s'rash
U mbajta me të vjetrën!
Ngrite pallën t'a përçash
U ngurtësua, s'munde ta ndash!
Hija e zemrës u rrokullis
Në një breg të pafund!
Gjëmoi rëndë në abis
Kur errësira u ngris!
Një grusht i rënd
Nga qielli buçiti!
Gjëmoi në një vënd,
Zemra brohorisi dhe ënd!
Nëtë Maji ku u ndamë
Të kaluarën mangur lamë
Po si shkëmb gjë nuk thamë,
Nga lotët s'u pamë.
Një hap për të pushtuar
Një pëllëmb tokë,
S'mund për t'harruar
Hapin e rënd të trishtuar!
Shumë fjalë vinin
Posi valët e detit;
Shkumë vetëm binin,
At' zemrat e ndinin.
Më pyesin yjet dhe retë?
Nga vaji s'u flas dot'
Andaj më lini të qetë
Po të jeni të vertetë.
Përse zemrën arratise?
Përse e grise?
Të liga vetëm solle,
Breng në shiprt mbolle!
Pandeh në valë
Ndoshta deti bjen
Të bukura fjalë,
A të mbushura me mallë?
Gëzimi e lumturia më goditi,
Kur shpirti ty të gostiti!
Si heshtë zemrën e mbiti
Kur ndarjen se priti!
Kur fryen verë,
Bie mall e shërim
Dhe pandeh njëherë
Në të bukurën erë.
E përmalluara përmallohet
Por shpejt degdiset,
S'mund të qetsohet
Në abuzi plogështohet.
Dhe zëri humbullon
Kur ndahet nga lugina
Po si kalë harbon
Dhe diku prehet ndalon.
Dhe shpresa e fikur
Një ditë kthehet
Dhe fjala e ikur,
Era s'bëhet hekur.
Enda e bredha me kot!
Nga lutjet e shumta
Të qëndisura me lot
U ndava që sot.