Natën, asnjëherë s'e kam parë të gëzuar;
Kur mbështeta kokën në prehërin e saj
Edhe pse Unë, s'u shtriva në gjelbërime,
Në ballin e radhëve koncentrike.
Nata nuk ma rrëfeu njollën e verbër!
S'paku me të, të isha i kënaqur,
Por heshtazi u zhytëm në fund të detit.
Kurse Unë, munda vetëm ta vështroj:
Ndër qepallat veç dritës, së qiellit, tjetër s'pashë
Dhe nëpër flokun tënd, gërshetoheshin yjet,
Sa për fakt, se ende ndriçojnë.
Kur stolitë u varën mbi fytytën time.
Thuhet se; Nata ka pamje të nemitur!
Kur hodha vështrimin, në mes dy hapësirave:
Fytyra ime, rrinte e ngjeshur për buzët e tokës!
Ndjeva se, edhe ajo paskash erë gjaku.
Isha "Në mes dy detrave,
Që s'mund të ngadhënjejnë njëri tjetrin"
Dhe tani, në anën më të ndritur të natës
E gjeta folenë e shpëtimit tim.
9 qershor 2001-Haraçinë