Ty, poet i ri
Po t'lë një porosi
Kur t'thurësh një poezi;
Të gjallit mos i thur lavdi!
Lavdi t'gjallit mos i këndo,
Vargun tënd mos injoro!
I gjalli një lavdi
E kthen n'tradhëti!
Nga Un' ky mendim
S'është shfaqur në shkrim,
Përvoja kështu më thot
Çka ishte dje? nuk është sot!
Ashtu siç ndrishon vet' moti,
Kështu tha edhe Zoti;
Se i gjalli ndrishon,
Qimën e ndërron!
Ku t'zën' këmbët ësht' si rrota!
Boshti ku sillet bota;
Ësht' materiale,
Jo, ideale!
Këtu ky mendjen?
Bëj, jo siç Unë t' them,
Përvoja ashtu siç thot;
Nësër vonë! më mirë sot.