Letërsia Shqiptare

Ferdinand Laholli
E hene, 12-02-2007, 05:38pm (GMT)

Ferdinand Laholli
Ferdinand Laholli u lind më 16 qershor 1960 në Gradishtën moçalore, ku familja me prejardhje nga Vidohova e Korçës, si pasojë e emigrimit të atit të në Amerikë, qe dërguar të përjetonte ferrin e regjimit enverhoxhian. Më pas familja Laholli dërgohet në kampin e internimit Savër, ku për tridhjetë vite vuajti mohimin total të sistemit monist. Shkollimin tetëvjeçar e mbaroi në Savër më 1974, ndërsa vijimi i gjimnazit përbënte herezi. Pas tetë vitesh i u lejua  të frekuentojë mbrëmjeve shkollën e mesme, të cilën e mbaroi në vitin 1987.  Vjershën e parë e shkroi kur ishte 13-të vjeç, gëzimin e botimit të parë e shijoi kur ishte 14-të vjeç, 15-të vjeçar dërgon për botim dorëshkrimin e librit të tij të parë, porse botimin e librit të parë në Shqipëri e përjetoi vetëm pas rënies së diktaturës. Më 1990 emigron në Gjermani e sot është autor i një sërë librash. Poezitë e tij janë përkthyer e botuar në gjuhën gjermane, italiane, angleze, suedeze, turke e së fundi edhe hollandisht. Është bashkautor i 20-të antologjive në gjuhë të ndryshme e ndërkohë merret edhe me përkthime letrare nga gjermanishtja në shqip.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.