Ti thua
E premte, 12-01-2007, 05:42pm (GMT)
Ti thua: "Jemi të lirë!" - unë vuaj në këngët që s'kam guxuar t'i shkruaj.
Ti thua: "Jemi të lumtur!" - unë dëgjoj e jam sikurse dje: barkbosh.
Ti vazhdon të gënjesh, unë të qesh filloj.
Hej! Mos e bëj fjalën ylber elozhesh, për meritat kurrë të merituara të qeverisë.
Mjaft më! Në s'don të jesh shëmbëllim i një ure, që nuk lidh asgjë.
|