Sa dëshira,
fytyrëdlira,
kam takuar nëpër ditë!
Janë shumë,
ndaj dhe unë
dua që t'i dinë fëmijtë.
I gëzuar,
i menduar
nëpër fletë i mbjell me penë.
Hiç mos prisni,
i braktisni
zemërbardha po mos qenë!