Ylberi
E premte, 12-01-2007, 05:51pm (GMT)
Ngjyrëbukur,
porsi flutur,
gaz u dha të mive sy!
Sa e pashë:
- Hej, - i thashë, -
një fjalë zemre kam me ty.
Në vend s'ndenja,
drejt tij renda,
zgjata duart ta marr pranë,
me dëshirën
aq të mirë:
mami im ta kish fustan!
|