Xixëllonja
E premte, 12-01-2007, 06:02pm (GMT)
Iku dita,
porse dritat
po mungojnë sërish në fshat.
S'ka as yje
përmbi krye,
s'është as hëna flokëartë.
Veç papritur,
duke ndritur,
xixëllonja krahët rreh...
Ndoshta erdhi,
që sot terri,
të mos jetë i plotë mbi ne!
|