Kur më josh në lëndinat magjidiellta të shikimit,
robërohem perëndishëm nga fuqia e jetëbesimit.
Dhe kur lehtas ndez në mua zgjimin ëndërror të prekjes,
i parajsshëm madhështohem hapësirës së vetvetes.