Letërsia Shqiptare

Eh kjo shpate
E premte, 12-01-2007, 06:08pm (GMT)

Shpatën ngjeshe,

u përveshe

dhe gufove kraharorë:

- Dhelpër a ujk

po u duk,

kokën do t'ua jap në dorë!

 

Brofi Pony:

- Imzot, ç'thoni?!

Unë për trim ju njoh vërtet,

por kjo shpatë,

eh, kjo shpatë

prej llastiku është dhe s'pret!



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.