OTRANTO NOX
E shtune, 21-07-2007, 03:27pm (GMT)
"O valë, ç'historira të ngjethshme që dini!" V. Hygo
Kurrizin nata mbështet mbi krife të valëve, Kosa e hënës përmbys fushën e zezë, Të mbledhur shuk yjet në bisht të resë, Qorrojnë me dritë karvanin e të gjallëve.
Dremisin ëngjejt përmbi drujt e kalbur, Me ëndrra varur krahëve të humnerës, Dorën gjyshes largojnë dallgët e erës, Lagur me lotë që mbet diku varur.
Kur ju s'e pritni goditja vjen e befshme, Njëqind rrufe e çajnë karkasën plakë, U nisët për me gjet ngrohtësinë e pakë Po gjetët vdekjen në natën e përjetshme.
|