Letërsia Shqiptare

OTRANTO NOX
E shtune, 21-07-2007, 03:27pm (GMT)

"O valë, ç'historira të ngjethshme që dini!"
V. Hygo

Kurrizin nata mbështet mbi krife të valëve,
Kosa e hënës përmbys fushën e zezë,
Të mbledhur shuk yjet në bisht të resë,
Qorrojnë me dritë karvanin e të gjallëve.

Dremisin ëngjejt përmbi drujt e kalbur,
Me ëndrra varur krahëve të humnerës,
Dorën gjyshes largojnë dallgët e erës,
Lagur me lotë që mbet diku varur.

Kur ju s'e pritni goditja vjen e befshme,
Njëqind rrufe e çajnë karkasën plakë,
U nisët për me gjet ngrohtësinë e pakë
Po gjetët vdekjen në natën e përjetshme.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.