Letërsia Shqiptare

NË SELINË INTIME
E shtune, 21-07-2007, 03:29pm (GMT)

Me dy sytë e zez që i sjell një ballë drenushe,
Ku ulet pa u ngritur hunda e drejtë,
Ngjat buzëve ku kuqlimi shkon tue u dejtë
Nëpër mollëzat e faqeve me një ngjyrë larushe

Ku derdhet përmbi supe e anë gushe
Mëndafshi i zi, si i korbave njëmijë pendë,
Shkëlqimi i syve e buzëqeshja endë
Për shpirtin hije e zemrën prushe.

Mandej tingëllon ai za për nën këtë qiell
Me një kumbim të thellë e një butësi dhimbjeje,
Që porsi rrezja në terr syun e kthjellë.

Kështu hyne, o Ildë, ti përgjithmonë në zemrën teme,
Me shtatin tand të lartë, të hajthët e të këndelltë,
Si një hyjneshë në selinë e saj intime.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.