Letërsia Shqiptare

AGIMIN QË NUK E PE
E shtune, 21-07-2007, 03:30pm (GMT)

Nënës

Qielli mbeti bosh, hëna perëndoi,
Duke shtyrë me ngut jastikun e rrezeve.
Brenda kupës së natës yjet u përhumbën,
Kushedi në ç'pelerina engjëjsh vezullojnë në ar.

Çarqafi i bardhë i dritës u ngrit mbi male,
Çastet s'i kapim dot me turravrapin e zemrës,
Gjumi shtriu eshtrat e lodhura nëpër vite,
E ftohta e zbardhëllimit ngjethë lulet e mishrat.

Burbuqet e rrezeve çelin mbi lavën e agimit,
Fryma ngeli e varur mbi çengelin e shpresës,
Gurra e lotëve nis rrugën mbi kalLdrëmin e heshtjes,
Mbi syt' e tua, nënë, që për herë të parë rrinë mbyllur.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.