Përkthyesit prof. Gjon Shllaku
Hapësira mpihet nëpër dryj e shula,
Ferni e varur shpirti rreze e stinë,
S' ka gjeth për sy e diku çasti nginë,
Natë e përhimtë, lëngojnë grimca e bula.
Atë çka deshëm mbërthejnë roje e tulla,
Leni çdo shpresë po kapërcyet këtë trinë,
Midis dy kohësh diçka varr si kthinë,
Grihën gjymtyrët ku brejnë kalvari e dhuna.
E bardha dritë o Zot vjen si prej lterit,
E vitet mbledhin eshtrat copa-copa,
Naimi, Fishta e Frani krahë skifteri.
Homeri shekujt shtyn në fund të ferrit,
Në burg të Iliadës lahuta nis nga gropa
"Këndo hyjneshë mërinë e Akil hynerit".