Ka njëzet shekuj
Që në udhën e Kalvarit e plandosëm Krishtin
Dhe me kamzhikë e thupra
Gjymtyrët e hajthëta
Ia lvyrëm copë e grimë.
Kryet ia rrethuam me një kurorë gjembash therës
E përmbi shpinë i vumë drunë e gozhdimit.
Ai i buzëqesh me zor udhës së mundimit,
Çon sytë e tij që i kullojnë gjak, kah qielli,
Përcjell ngadalë-ngadalë hurmat e shfrimit
E si është dendur bollshëm prej njerëzimit,
Tash e njëzet qindvjeta,
Një mërmërimë përfton prej buzëve të veta:
"O njerëz, o njerëz,
si nuk u ngopët shqimit!"