Letërsia Shqiptare

MOLLA DHE GJARPRI
E shtune, 21-07-2007, 03:33pm (GMT)

Flladi u përkëdhelet frutave në degë,
Mjalti i tyre rreshkë nëpër buzë të Evës,
Ngjitet lart trungut gjarpri mishpërdredhës,
Në thellësi të shpirtit zëri i zemrës prekë.

Në Eden rrëfana lidhur në një tekë,
Këputet lëmshi i diellit, kridhet në një dredhës,
Zëri zbret prej së larti me një ton përqethës,
Gjelbërim i parajsës vjen gjithnjë  tue u mekë.

Toka prek e ftohët këmbët lakuriqe,
Shtypet drita e syve në havan të kohës
Dhe parajsa mbetet shyt e pa përgjigje,

Fryjnë acare të ftohta përmbi shpinë të llohës,
Ndihet gjuhë e gjarprit që fishkëllen në brigje
E ngjeth farët e zeza bash në tul të mollës.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.